“Duajeni Shqipërine sa Bebe Rexha kushërinjtë”/ Monika Kryemadhi pret Bebe Rexhën në Tiranë pas suksesit në “Sunny Hill”
Këto ditë është folur shumë për artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Ajo ishte në Kosovë për të qenë pjesë e "Sunny Hill Festival", ku pati një performancë fantastike. Teksa u pyet për planet e saj në Shqipëri ajo tha në një intervistë se do te shkonte në Dibër pasi kushëriri i saj kishte një syneti.
Bebe nuk i harron rrënjët dhe i do shumë kushërinjtë. Ajo ka ardhur në Tiranë për të takuar dhe kaluar kohë me kushërirën e saj Monika Kryemadhi.
Parlamenti Shqiptar tashmë ka marrë pushimet dhe Monika ka gjithë kohën që i duhet për ta kaluar me Bebe Rexhen, kushërirën që e duartroket gjithë bota.
Na pëlqen shumë kjo lidhje që Bebe ka me kushërinjtë e saj e sidomos me Monika Kryemadhin prej së cilës zbuluam të gjithë që një artiste që prek skena të mëdha ndërkombëtare, punon me artistë të mëdhenj, mund të jetë edhe kaq e lidhur me gjakun e saj!