GOSS-BIZ 9 Gusht 2024, 17:24
Dhunuan rëndë 24-vjeçaren në një restorant të Tiranës, policia shpall në kërkim Antonela Berishën dhe motrën e saj
NEWS-31
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet.
Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.
Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një shishe qelqi në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun.
Sipas njoftimit të policisë, po punohet për lokalizimin Antonela Berisha dhe Marinela Berisha, të dyja banuese në Tiranë. Mbi të dy vajzat rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
View this post on Instagram
Top Channel