GOSS-BIZ 9 Qershor 2024, 12:16

Bukuroshja e Durrësit, Françeska Rustemi, shpallet “Miss Universe Albania 2024”

Bukuroshja e Durrësit, Françeska Rustemi, shpallet “Miss
19-vjeçarja Françeska Rustemi u shpall Miss Universe Albania 2024.

Ajo është nga qyteti i Durrësit dhe është pjesë e modelingut që në moshën 14 vjeçare. Françeska rrëmbeu kurorën e më të bukurës dhe bëhet kështu vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Bukuroshja Durrsake është zgjedhur para 4 vitesh si shoqëruesja e parë e miss-it në kompeticionin e bukurisë “Miss Shqipëria 2020”, ku ishte vetëm 15-vjeçe.

Gjatë spektaklit të bukurisë, i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve nuk munguan surprizat dhe të ftuarit ku Ledri Vula dhe Valon Shehu shoqëruan me muzikën e tyre sfilatat e vajzave garuese.

Françeska Rustemi triumfoi mes shumë bukurosheve të tjera dhe zgjodhi fjalët më e mocionuese për të bërë falenderimet e saj në profilin e Instagramit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FRANCESKA RUSTEM (@franceskarustemm)